Autobusi i plazhit i zuri rrugën, fieraku merr armën dhe qëllon 6 herë në ajër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 20-08-2019 Autobusi i plazhit i zuri rrugën, fieraku merr armën dhe qëllon 6 herë në ajër Foto nga vendi i ngjarjes ne Topoje te Fierit

Policia është vënë në kërkim të shtetasit i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Topojë të Fierit.

Mësohet se shkak për të shtënat me armë, ka qenë zënia e rrugës nga autobusi i plazhit, çka ka nervozuar shoferin e mjetit që ndodhej pas tij. Dëshmitarët nga vendngjarja janë shprehur se drejtuesi i makinës private ka debatuar me shoferin e autobusit të mbushur me pasagjerë, pasi ky i fundit kishte ndaluar mjetin e transportit në rrugë.

Në debat e sipër, shoferi i makinës private ka marrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar 6 herë në ajër para autobusit, duke tmerruar pasagjerët dhe dëshmitarët e tjerë.

Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë sapo kanë marrë njoftim në fshatin Topojë dhe kanë identifikuar e shpallur në kërkim personin që qëlloi me armë.

Screenshot_1.jpgthfg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036482810974121
array(1) { ["section"]=> string(84) "autobusi-i-plazhit-i-zuri-rrugen-fieraku-merr-armen-dhe-qellon-6-here-ne-ajer-175894" }