Autobusi me emigrantë bie në humnerë, 17 të vdekur dhe 50 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 06:55 19-07-2019 Autobusi me emigrantë bie në humnerë, 17 të vdekur dhe 50 të plagosur Pamje nga aksidenti

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e së enjtes në provincën Van të Turqisë.

Sipas agjenicsë së lajmeve “DHA”, shoferi i një minibusi të tejmbushur me emigrantë që ishin futur ilegalisht në Turqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrokullis në humnerë për rreth 35 metra.

Shumë prej emigrantëve dolën nga dritaret, ndërsa vendngjarja u kthye në një skenë masakre me njerëz që kishin humbur jetën e shumë të tjerë që kërkonin ndihmë. 

Sipas autoriteteve mes 17 viktimave kishte shumë gra e fëmijë. Ndërsa të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitalet më të afërta. Sakaq, ende nuk dihet kombësia e viktimave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(75) "autobusi-me-emigrante-bie-ne-humnere-17-te-vdekur-dhe-50-te-plagosur-172639" }