Autobusi me nxënës përplaset me fuoristradën, vdes 1 pasagjer në Gramsh

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 09-03-2015 Autobusi me nxënës përplaset me fuoristradën, vdes 1 pasagjer në Gramsh Foto ilustruese

Një përplasje fatale mes një autobusi dhe një fuoristrade i ka marrë jetën një pasagjeri. Aksidenti ka ndodhur në Gramsh. Nga përplasja mes mjeteve janë plagosur edhe 11 udhëtarë të tjerë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të të plagosurve. Autobusi ishte me mësues dhe nxënës, të cilët udhëtonin nga një fshat në tjetrin, për të ndjekur mësimin.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Çekrez, në mëngjesin e sotëm. Autobusi me targa AA643CK ishte nisur nga komuna Skënderbegas, për në Sult.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, po kështu edhe autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë. Deri më tani nuk dihet se cili nga mjetet ka qenë shkaktari I aksidentit. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet një shqiptar në Itali, konsiderohej “mbret i klonimit të kartave të kreditit”
"Restaurohet" shtatorja e Nënë Terezës, mbështillet me plasmas »
Article Logic
Execution time: 0.012777090072632
array(1) { ["section"]=> string(75) "autobusi-me-nxenes-perplaset-me-fuoristraden-vdes-1-pasagjer-ne-gramsh-5319" }