Autobusi përplaset me autobotin, dhjetëra të vdekur nga aksidenti tragjik

Publikuar tek: bota, më 18:39 04-09-2016 Autobusi përplaset me autobotin, dhjetëra të vdekur nga aksidenti tragjik

Dhjetëra udhëtarë afganë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e sotëm, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një autobot që transportonte lëndë djegëse.

Të paktën 36 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur. Në mesin e të vdekurve ishte edhe shoferi i autobotit.

Përplasja ndodhi në provincën e Zabulit në Afganistan, rreth orës 5 të mëngjesit (sipas orës lokale). Sipas zëdhënësit të policisë, përplasja u shkaktua si pasojë e pakujdesisë së shoferëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020081996917725
array(1) { ["section"]=> string(78) "autobusi-perplaset-me-autobotin-dhjetera-te-vdekur-nga-aksidenti-tragjik-51870" }