Autobusi përplaset me maunen, 53 persona të vdekur dhe 23 të plagosur (Video)

Publikuar tek: bota, më 16:16 18-02-2016

Një autobus është përplasur me një maune në qytetin Kintampo të Ganës duke shkaktuar 53 viktima, ndërsa 23 persona të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë së vendit, shkak për aksidentin ka qënë një difekt te frenat e autobusit, i cili ka përplasur maunen. Një nga policët, Christopher Tawiah, ka thënë se “Ishte një aksident shumë i rëndë. Janë përdorur disa mjete për të prerë pjesët e autobusit dhe të nxhjerë trupat e njerëzve dhe të mbijetuarit”.

23 personat të plagosur janë transportuar në spital, nderkohë që Tawiah ka thënë se “Ky ka qënë një nga aksidentet më të këqinjë vitet e fundit”. Presidenti i Ganës, John Dramani Mahama, ka thënë: "Është një lajm i trishtuar", ndërsa pak më vonë ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qyteti australian përpihet nga “paniku i leshtë” (Foto-Video)
Ballina e revistës polake ngjall debat: Përdhunimi islamik i Europës »
Article Logic
Execution time: 0.01195502281189
array(1) { ["section"]=> string(80) "autobusi-perplaset-me-maunen-53-persona-te-vdekur-dhe-23-te-plagosur-video-32929" }