Autobusi përplaset me pemën, humbin jetën 6 fëmijë plagosen dhjetra të tjerë

Publikuar tek: bota, më 12:18 22-11-2016 Autobusi përplaset me pemën, humbin jetën 6 fëmijë plagosen dhjetra të tjerë

Të paktën 6 fëmijë kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndohur në Chattanooga, Tennessee ku një autobus i cili transportonte fëmijë të moshës nga 5 deri në 10 vjeç është përplasur me një pemë.

Oficerët e policisë bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpejtësia mund të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik.

Ata besojnë se autobusi ka goditur një styllë përpara se të përplasej me pemën.

Shoferi, i cili i mbijetoi aksidentit u shoqërua për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Sipas BBC, 5 prej fëmijëve u gjetën të vdekur brenda në autobus, ndërsa një tjetër vdiq në spital.

Në mjet mësohet se ndodheshin 35 fëmijë, 23 prej të cilëve u dërguan me ambulancë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024683952331543
array(1) { ["section"]=> string(81) "autobusi-perplaset-me-pemen-humbin-jeten-6-femije-plagosen-dhjetra-te-tjere-60292" }