Autobusi shpërtheu në flakë në Rrugën e Kombit, reagon KOMPANIA: SHKAKU i djegies (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 13-08-2019 Autobusi shpërtheu në flakë në Rrugën e Kombit, reagon KOMPANIA: SHKAKU i djegies (VIDEO)

Pas përfshirjes nga flakët të një autobusi të linjës Kosovë-Shqipëri në Rrugën e Kombit ka reaguar agjencia turistike “Ariani” nga Mitrovica.

Kompania deklaron se fatmirësisht asnjë nuk është lënduar dhe se autobusi nuk ka anjë dëmtim teknik, por dyshohet të ketë shpërthyer në flakë për shkak të temperaturave të larta.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.

Kujtojmë se autobusi mori flakë pasditen e djeshme, ndërsa u denoncua me video nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ngrinte akuza për mungesë gatishmërie nga forcat zjarrfikëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069580078125
array(1) { ["section"]=> string(92) "autobusi-shpertheu-ne-flake-ne-rrugen-e-kombit-reagon-kompania-shkaku-i-djegies-video-175167" }