Autokombajna përplas motorin, përfundojnë në spital drejtuesi dhe pasagjeri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:23 20-07-2019 Autokombajna përplas motorin, përfundojnë në spital drejtuesi dhe pasagjeri Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një autokombajne me një motor në zonën e Maliqit, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit shtetasi me inicialet A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor. Të dy keta persona janë përplasur me autokombajnën në fshatin Podgorie, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjtetit bujqësor, shtetasin E.M për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur punën për zbardhjen e tij. Kujtojmë se në këtë sezon autokombajnat janë të shumta në zonat rurale pasi është dhe sezoni i korrjes së produkteve bujqësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(81) "autokombajna-perplas-motorin-perfundojne-ne-spital-drejtuesi-dhe-pasagjeri-172811" }