Autokritika e Kryemadhit: Edhe ne jemi shkaktarë të këtij ngërçi politik, marrim përsipër përgjegjësitë tona

Publikuar tek: politike, më 19:42 23-05-2019 Autokritika e Kryemadhit: Edhe ne jemi shkaktarë të këtij ngërçi politik, marrim përsipër përgjegjësitë tona Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se mandatet u dogjën për arsye se edhe opozita është përgjegjëse për situatën e sotme në vend.

Në një takim me strukturat e LSI-së në njësinë Nr. 8 në Tiranë, Kryemadhi tha që edhe LSI-ja do t’i marrë përsipër përgjegjësitë e veta.

Sipas saj me Edi Ramën dhe me veglat e tij, do të merret shumë shpejt drejtësia. Kryemadhi shtoi se fenomeni i Ramës i ka mbyllur tashmë çdo derë shqiptarëve.

‘Me Edi Ramën dhe veglat e tij ka punë drejtësia. Fenomeni i Ramës është ai që i ka mbyllur çdo derë shqiptarëve.

Prandaj jemi sot me mandate të djegura, për të thënë që edhe ne jemi shkaktarët e kësaj situate dhe ne do të marrim përgjegjësitë tona personale, por përgjegjësia jonë kryesore politike dhe kombëtare, është  angazhimi ynë për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë njeri që ka kapur shtetin, ka kapur Shqipërinë, por ka kapur mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve shqiptarë’, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.47249579429626
array(1) { ["section"]=> string(113) "autokritika-e-kryemadhit-edhe-ne-jemi-shkaktare-te-ketij-ngerci-politik-marrim-persiper-pergjegjesite-tona-165466" }