Automatikë, murtajë, granata, plumba...ndërgjegjësohen shqiptarët dhe flakin armët (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 06-03-2017 Automatikë, murtajë, granata, plumba...ndërgjegjësohen shqiptarët dhe flakin armët (FOTO)

Në të gjithë vendin gjatë fundjavës janë dorëzuar 93 armë zjarri, 22.489 fishekë, 152 granata, 147 ndezësa, 37 krehëra, 19 kapsolla detonatore, 11 kallëpe tritoli, 1 mortajë.

Qarku Korçë:

Gjatë fundjavës janë dorëzuar: 12 armë zjarri, 2525 copë fishekë, 20 granata dore, 25 ndezësa granatash, 6 krehëra automatiku dhe pushke. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Devoll 5 armë zjarri dhe 1000 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 2 armë zjarri, 205 fishekë, 20 granata dore, 25 ndezësa granatash dhe 3 karikatorë automatiku. Në Komisariatin e Policisë Korçë 3 armë zjarri dhe 600 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Maliq 1 armë zjarri dhe 720 fishekë. Në Stacionin e Policisë Shtikë: 1 armë zjarri dhe 3 krehëra pushke.

Qarku  Elbasan: 

Gjatë fundjavës dorëzohen 12 armë zjarri, 10638 fishekë, 19 kapsolla  detonatore, një granatë  difensive dhe 13  krehëra konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Librazhd dorëzohen 9 armë zjarri, 6138 fishekë, 19 kapsolla detonatore, një granatë difensive dhe 13 krehëra, në Komisariatin e Policisë Gramsh 3 armë zjarri dhe 4500 fishekë.          

Qarku Vlorë:

Gjatë fundjavës janë dorëzuar 11 armë zjarri, 500 fishekë dhe 2 granata. Konkretisht: Në Selenicë, 8 armë zjarri, 2 granata dhe 500 fishekë. Në Vlorë, 2 armë zjarri. Në Himarë 1 armë zjarri.       

Qarku Tiranë:

Gjatë fundjavës në Qarkun e Tiranës janë dorëzuar 11 armë zjarri, 1128 fishekë si dhe 6 granata.

Qarku Durrës:

Dorëzohen në Qarkun e Durrësit 11 armë zjarri dhe 3 granata, konkretisht :

Në Komisariatin e Policisë Durrës dorëzohen 4 armë zjarri;

Në Komisariatin e Policisë Shijak 2 armë zjarri;

Në Komisariatin e Policisë Krujë 3 pushkë, 2 automatikë dhe 3 granata

Qarku Dibër:

Gjatë fundjavës janë dorëzuar 10 armë zjarri, 1 mortajë, 102 granata, 100 ndezësa detonator, 7 kallëpe tritoli, fitil zjarr përcjellës, 10 krehëra dhe 3269 fishekë, konkretisht: 

Në Komisariatin e Policisë Dibër, 5 armë zjarri, fitil zjarr përcjellës, 7 kallëpe tritoli, 10 krehëra dhe 3243 fishekë.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë jane dorëzuar  3 armë zjarri.

Në Komisariatin e Policisë Mat 1 armë zjarri dhe 26 fishekë. 

Në  Stacionin e Policisë Klos 1 armë zjarri, 1 murtajë, 100 granata dhe 100 ndezësa.

Qarku Fier:

Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehëra, 2525 fishekë dhe 2 granata. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier është dorëzuar 1 armë zjarri dhe 380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Lushnje është dorëzuar 1 armë zjarri, 8 krehëra dhe 1425 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë dorëzuar 3 armë zjarri, 720 fishekë dhe 2 granata.         

               

Qarku Kukës:

Janë  dorëzuar nga qytetarët 7 armë zjarri, 584 fishekë, 10 granata dore, 16 ndezësa. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kukës, dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri, 446 fishekë, 10 granata dore, dhe 16 ndezësa. Në Stacionin e Policisë Kukës  Shishtavec dorëzohen nga qytetarët 2 armë zjarri dhe 138 fishekë.

Qarku Lezhë: 

Dorëzohen 4 armë zjarri, 6 granata, 6 ndezësa granate dhe 4 kallëpë tritoli. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Lezhë janë dorëzuar 2 armë zjarri, 6 granata, 6 ndezësa granate dhe 4 kallëpë tritoli. Në Komisariatin e Policisë Mirditë janë dorëzuar 2 armë zjarri.     

Qarku Gjirokastër:

Janë dorëzuar në Qarkun Gjirokastër janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë            

           

Qarku Shkodër: 

Janë dorëzuar nga banorët 3 armë zjarri, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 2 armë.

Qarku Berat:

Dorëzohen 3 armë zjarri si dhe 600 fishekë.

Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht  armët  dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë  atyre  që mbajnë  armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çlirohet” Bypassi i Vlorës, shemben dy objektet e fundit pa leje (FOTO)
Gjendet i vdekur diplomati gjerman në Tiranë, zyrtarët e ambasadës njoftuan policinë »
Article Logic
Execution time: 0.015269994735718
array(1) { ["section"]=> string(88) "automatike-murtaje-granata-plumba-ndergjegjesohen-shqiptaret-dhe-flakin-armet-foto-70916" }