Një aksident tjetër me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sërish ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 22:00 në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku ka humbur jetën një 60 vjeçar.
60 vjeçari po udhëtonte me biçikletë gjatë kohës që u aksidentua nga automjeti me targë AA 366 DL. Si pasojë e përplasjes, personi që udhëtonte me biçikletë ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit.
Lexo edhe: Shtohen aksidentet në fundjavë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur