Një 65 vjeçare ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet brenda oborrit të shtëpisë së saj në fshatin Konjat të Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku automjeti me targë AA 110 IA i drejtuar nga shtetasi me iniciale K.O ka humbur kontrollin duke dal nga rruga për të përfunduar më pas në banesën e shtetases Bedrie Dedej, e cila ka marrë plagë të rënda nga goditja.
Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, 65 vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.