Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmijë 4 vjeç ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Gostil” të qytetit të Kukësit.
Fëmija i aksidentuar është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, shoferi i automjetit, banues në Kukës, është larguar nga vendi i ngjarjes pas ka kryer aksidentin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.