Automjeti përplas për vdekje biçiklistin në Fier, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 16-07-2019 Automjeti përplas për vdekje biçiklistin në Fier, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit, ku ka humbur jetën një person.

Një automjet ka përplasur një biçikletë duke e lënë të vdekur drejtuesin e saj, shtetasin 63 vjeçar, Shpëtim Isufaj.

Ndërkohë shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa lënë gjurmë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Informacioni i Policise:

Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur "Vajkan" një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072908401489258
array(1) { ["section"]=> string(100) "automjeti-perplas-per-vdekje-biciklistin-ne-fier-drejtuesi-largohet-nga-vendi-i-ngjarjes-emri-172429" }