Autopsia e George Floyd trondit autoritetet e SHBA, viktima ishte i infektuar me COVID-19

Publikuar tek: bota, më 07:58 04-06-2020 Autopsia e George Floyd trondit autoritetet e SHBA, viktima ishte i infektuar me COVID-19 Momenti i arrestimit te George Floyd, qe solli edhe vdekjen e tij

Autopsia e trupit të afro-amerikanit George Floyd, i cili u vra nga një efektiv policie gjatë arrestimit, ka nxjerrë fakte tronditëse.

Sipas mjekëve që kryen autopsinë, viktima ka qenë i infektuar nga koronavirusi, por infektimi nuk ka patur asnjë lidhje me shkaqet e vdekjes.

Dokumenti prej 20 faqesh i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin thotë se një test në 3 Prill  Floyd rezultoi pozitiv për kodin gjenetik të virusit, ose ARN-në.

Për shkak se ajo ARN mund të mbetet në trupin e dikujt për javë të tëra pasi sëmundja është zhdukur, një test i dytë doli pozitiv pas vdekjes së tij, ndërsa mjekët thonë se ai ishte asimptomatik.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha që një test ARN pozitiv nuk do të thotë se virusi është infektiv.

Edne nuk dihet nëse ofecerët që e arrestuan dhe kontaktet e të ndjerit do të testohen për koronavirus, por autoritetet tashmë janë vënë në alarm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009084939956665
array(1) { ["section"]=> string(95) "autopsia-e-george-floyd-trondit-autoritetet-e-shba-viktima-ishte-i-infektuar-me-covid-19-208989" }