Autor i nëntë vjedhjeve, arrestohet 18-vjeçari që ishte kthyer në ‘makthin’ e Sarandës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 24-11-2020 Autor i nëntë vjedhjeve, arrestohet 18-vjeçari që ishte kthyer në ‘makthin’ e Sarandës Foto ilustruese

Një 18-vjeçar ka rënë në pranagat e Policisë, pasi akuzohet për disa vjedhje në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i nëntë vjedhjeve të ndodhura në Ksamil.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

  • Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
  • Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
  • Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
  • Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
  • Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
  • Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijohen radhë të gjata në KAKAVIJË, vijon GREVA e doganierëve grekë
'Salloni i Luksit' miliona euro dëm shtetit italian/ Arrestohen 8 persona, mes tyre 2 shqiptarë (MASHTRIMI ME MAKINAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011025905609131
array(1) { ["section"]=> string(90) "autor-i-nente-vjedhjeve-arrestohet-18-vjecari-qe-ishte-kthyer-ne-makthin-e-sarandes-228927" }