Autoritet e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë dhënë versionin e tyre në lidhje me hedhjen nga godina e spitalit të pacientit të katërt që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Sipas autoriteteve, pacienti është shkruar në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pasditen e 28 nëntorit, pra dy ditë më parë.
“Pasi iu kryen ekzaminimet imazherike, u trajtua në urgjencë, dhe një ditë më pas, në 29 nëntor u transferua në katin e parë” thonë autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi” që është konsideruar si spitali covid2.
Ndërkaq, zyrtarët e spitalit thonë se aktualisht janë duke u kryer hetime nga ana e autoriteteve kompetente lidhur me ngjarjen.
60 vjecari, Leonard Skabona nga Rrësheni, sipas policisë, I dha fund jetës mbrëmjen e djeshme në orën 00.30. Ai ka ndërruar jetë menjëherë duke mos u dhënë kohë mjekëve. Ky është rasti I katërt I pacientëve që hidhen nga katet e këtij spitali, dhe I pesti që humb jetën me covid në një formë të tillë.
Autoritetet spitalore bënë sqarimin përkatës për mediat, pasi fillimisht u raportua se ai kishte 10 ditë që kurohej në këtë spital.
E plotë nga Autoritet e spitalit “Shefqet Ndroqi”:
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.
Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.
Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.
Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.