Autoritetet gjermane në alarm, vdes një person i infektuar për herë të dytë nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 20:01 21-01-2021 Autoritetet gjermane në alarm, vdes një person i infektuar për herë të dytë nga koronavirusi Ilustruese

Autoritetet gjermane janë vënë në alarm nga mutacioni i ri i virusit që po përhapet me shpejtësi dhe po infekton mijëra njerëz çdo ditë.

Një 73 vjeçar që i mbijetoi koronavirusit disa muaj më parë, u infektua sërish dhe humbi jetën, ndërsa mediat njoftuan se viktima mund të jetë infektuar për herë të dytë nga mutacioni britanik.

Vdekjet nga riinfektimet janë shumë të rralla, pasi zakonisht kur dikush preket për herë të dytë, infeksioni është më i butë.

Ndërkohë sipas një studimi të publikuar së fundmi, mutacionet e zbuluara në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut mund ta bëjnë joefektive vaksinën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bebi juaj ka vdekur pas lindjes’, arrestohen disa mjekë dhe infermierë që mashtronin nënat dhe iu shisnin foshnjet për 5000 euro
Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave anti-COVID, 5 persona humbin jetën »
Article Logic
Execution time: 0.012712955474854
array(1) { ["section"]=> string(98) "autoritetet-gjermane-ne-alarm-vdes-nje-person-i-infektuar-per-here-te-dyte-nga-koronavirusi-235897" }