Autoritetet konfirmojnë: Bombë në tualetin e avionit “Air France” me 472 persona

Publikuar tek: bota, më 13:20 20-12-2015 Autoritetet konfirmojnë: Bombë në tualetin e avionit “Air France” me 472 persona

Një pajisje e dyshimtë gjetur në tualetin e avionit Air France 463 në Paris është një bombë, konfirmojnë autoritetet në Kenya.

Dy të dyshuar nga fluturimi janë marrë në pyetje nga forcat keniane të sigurisë pas avioni i  fluturimit të Parisit u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Mombasa në 12.37am kur një pako e dyshimtë u zbulua në tualet.

459 pasagjerët dhe 13 personat e ekuipazhit u shoqëruan mënyrë të sigurtë jashtë avionit, ndërsa bomba është marrë nga marina keniane për t’u shpërthyer në mënyrë të sigurtë larg nga aeroporti.

Ekspertët Kenianë morën pajisjen e  bombës pasi avioni u ul, ndërsa udhëtarët janë marrë në hotelet aty pranë. Shërbimet e sigurisë e kanë rrethuar aeroportin dhe fluturimet janë pezulluar. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047980070114136
array(1) { ["section"]=> string(83) "autoritetet-konfirmojne-bombe-ne-tualetin-e-avionit-air-france-me-472-persona-28195" }