Autoriteti i Mediave Audiovizive merr vendimin, shtyhet deri në 30 qershor digjitalizimi në këto qarqe

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 26-03-2020 Autoriteti i Mediave Audiovizive merr vendimin, shtyhet deri në 30 qershor digjitalizimi në këto qarqe Foto ilustruese

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë vendimin për të shtyrë deri në 30 qershor digjitalizimin në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme dhe vjen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Njoftimi i AMA:

Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen  e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088419914245605
array(1) { ["section"]=> string(108) "autoriteti-i-mediave-audiovizive-merr-vendimin-shtyhet-deri-ne-30-qershor-digjitalizimi-ne-keto-qarqe-200123" }