Autoriteti Rrugor: Rreshje bore dhe bllokime aksesh në gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 03-02-2015 Autoriteti Rrugor: Rreshje bore dhe bllokime aksesh në gjithë Shqipërinë

ARRSH me anë të një komunikate për shtyp, bën të ditur situatën sinoptike dhe të emergjencës në të gjithë Shqipërinë. Sipas komunikatës, aksi rrugor Elbasan-Gjinar në segmentin Shelcan- Katund, ka patur shembje të rrugës. Për këtë arsye është vendosur ndalim-qarkullimi. E njëjta situatë është edhe në aksin rrugor nacional Elbasan-Gramsh, si rezultat i prurjeve të lumit Devoll ku ëshë përmbytur segmenti Banjë-Gramsh. Për këtë arsye edhe në këtë aks rrugor është vendosur ndalim-qarkullimi.  Policia njofton se probleme të theksuara ka pasur në rrethin e Librazhdit ku shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në terren është duke u punuar për të mbajtur nën kontroll situatën.

Rrëshqitja masive e tokës në fshatin Godolesh, rrezikon 100 shtëpi banimi. Një masë e madhe dheu është zhvendosur në fshatin Godolesh të komunës Labinot Fushë duke ju afruar ndjeshëm shtëpive të lagjes aty pranë. Në fakt rrëshqitja e parë ndodhi në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë nuk është ndërhyrë në këtë zonë. Rrëshqitja ka dëmtuar dhe rrugën e cila e izolon fshatin nga qendrat urbane. Zona në të cilën ka ndodhur  rrëshqitja për shkak të reshjeve të fundit, që kanë zbutur terrenin, është tokë argjilore dhe e zhveshur nga bimët. Kjo e bën dhe më të pranishëm rrezikun e një lëvizje më të madhe të masivit të dheut, cka mund të përbëjë kërcënim serioz për këto 100 shtëpi.

Në ditën e tretë të përmbytjeve, situata në qarkun e Vlorës vazhdon të mbetet e rëndë. Problematike mbetet komuna e Novoselës, më të prekur janë fshatrat Akerni, Aliban dhe Bishan ku uji ka qarkulluar drejt zonave më të ulëta, ndërsa 300 familje janë evakuuar. Për shkak të përmbytjeve shkollat nuk do të funksionojnë në asnjë nga fshatrat e komunës së Novoselës. Gjithashtu komuna është  pa drita per shkak të djegies së trasformatorit që furnizon me energji. Ndërkohë edhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu ura e Mifolit vazhdon të mbetet e bllokuar për makinat e vogla. Ushtria po shpërndan ndihma kryesisht veshmbathje ushqime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Rinas
Në fshatin Fik, 50 banorë kërkojnë ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.012988805770874
array(1) { ["section"]=> string(76) "autoriteti-rrugor-rreshje-bore-dhe-bllokime-aksesh-ne-gjithe-shqiperine-2199" }