Autorizimi për detin, Meta: Jemi shumë afër përmbylljes së një platforme serioze

Publikuar tek: barometri, më 07:59 09-03-2018 Autorizimi për detin, Meta: Jemi shumë afër përmbylljes së një platforme serioze

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në realstory ka dhënë detaje për bisedimet me MEPJ për dhënien e plotfuqishmërisë për negociimin e marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Meta deklaroi se nuk ka lënë të nënkuptojë kurrë bllokimin e dhënies së autorizimit. Kreu i shtetit theksoi se nuk sheh asnjë problem mes Presidentit dhe Qeverisë

“Nuk shoh asnjë problem mes Presidentit dhe Qeverisë. Kemi qenë në një proces të vazhdueshëm dhe jemi shumë afër përmbylljes së një platforme serioze dhe në linjat e gjykatës kushtetuese”, deklaroi Meta

Presidenti u shpreh se beson në një marrëveshje të mirë, pasi qeveria nuk ka interes të favorizojë Greqinë.

“Nuk besoj se qeveria ka interes të favorizojë Greqinë. Presidenti ka një përgjegjësi të veçantë prandaj i kushtoj rëndësi çdo detaji. Synoj një pozitë sa më të mirë të ekipit negociator në këtë proces”, deklaroi Meta

I pyetur për marrëveshjen e 2009. Meta tha se nuk ka asnjë emocion dhe se ajo nuk ekziston më.

Meta tha se në marrëveshjen e 2009 nuk pati bashkëpunim mes institucioneve.

Meta foli edhe për takimin me Ramën. “Pata një takim bashkëpunues”, tha ai

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12833786010742
array(1) { ["section"]=> string(85) "autorizimi-per-detin-meta-jemi-shume-afer-permbylljes-se-nje-platforme-serioze-112676" }