Autorja e “50 hijet e Grei” boton novelën e re me protagoniste një shqiptare, E L James vizitoi dy herë Shqiperinë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:49 12-04-2019 Autorja e “50 hijet e Grei” boton novelën e re me protagoniste një shqiptare, E L James vizitoi dy herë Shqiperinë

Shkrimtarja e famshme E L James, autore e librit tepër të suksesshmë “50 hijet e Greit” ka vizituar dy herë Shqipërinë, sipas New York Times

James e ka vizituar vendin tonë dy herë në dy vitet e fundit për të bërë kërkime rreth romanit të ri që pritet të botohet së shpejti dhe ku një prej protagonistëve është shqiptar, raporton Newsbomb.al. Në një prej vizitave të saj në vitin 2015, James zgjodhi Sarandën për të pushuar së bashku me familjen e saj.

“The Mister” do të jetë në çdo librari në Britani dhe SHBA nga data 16 prill dhe është libri i parë i James pas dy vitesh e fokusuar më tepër në tema politike.

James thotë se ka shkruar një romancë paranormale, një “histori fantazmash në Londrën bashkëkohore”.

“Kjo është një histori dashurie e vendosur në Londrën bashkëkohore dhe në Kornuall, ku protagonist është një aristokrat britanik i cili bie në dashuri me pastruesen nga Shqipëria. E përshkruar si një përzierje mes Hirushes dhe ‘Downton Abbey’, New York Times shkruan se James ka realizuar dy udhëtime në Shqipëri për të hulumtuar rreth romanit.

“Nën fantazinë e egër, “The Mister” merret me tema të rënda si pabarazia ekonomike, gjendja e punëtorëve pa dokumente, shtypja e grave në shoqëritë konservatore dhe mënyra se si institucionet sociale dhe qeveritë ngrenë të pasurin dhe të fuqishmit dhe shfrytëzojnë të dobëtit”, thotë artikulli i NYT. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061590671539307
array(1) { ["section"]=> string(118) "autorja-e-50-hijet-e-grei-boton-novelen-e-re-me-protagoniste-nje-shqiptare-e-l-james-vizitoi-dy-here-shqiperine-160184" }