Autorja me ngjyrë zbulon se gjyshi ishte kriminel nazist lufte, e mësoi nga “Lista e Shindlerit”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:17 13-02-2015 Autorja me ngjyrë zbulon se gjyshi ishte kriminel nazist lufte, e mësoi nga “Lista e Shindlerit” Autorja Jennifer Teege dhe gjyshi i saj nazist i denuar per krime lufte

Në 2008, Jennifer Teege vinte anës rreth një librarie në Gjermani, për libra, ndërkohë që ndaloi në një fotografi kopertinë që i dukej shumë familjare: nëna e saj biologjike.

Kështu filloi një odise shokuese në të cilën Teege do të mësonte të vërtetën e hidhur: gjyshi i saj nga nëna ishte Amon Goeth, krimineli i luftës naziste, i portretizuar nga Ralph Fiennes në filmin “Lista e Shindlerit” të Steven Spielberg, film që fitoi edhe çmimin Oscar.

Tashmë, Teege, një grua me ngjyrë që ka lindur në gjermani, që ishte dhënë për adaptim që e vogël e ka dokumentuar gjithë këtë udhëtim të saj me një libër nën titullin “Gjyshi im do të më vriste mua: Një grua me ngjyrë zbulon të kaluarën e saj familjare Naziste”.

“Tmerri i parë ishte zbulimi i dukshëm i një libri rreth mamasë sime dhe familjes sime, që kishin informacione rreth meje dhe identitetit tim që ishte mbajtur i fshehtë” i tha Teege, sot 44 vjeç, të përditshmes Haaretz në Izrael.

“S’dija pothuajse asgjë rreth jetës së nënës time bilologjike, po ashtu edhe familja ime adaptive” thotë ajo. “Shpresoja të gjeja përgjigje për pyetjet që më mundonin dhe më depresonin, e prej të cilave kisha vuajtur. Tmerri i dytë ishte informacioni për vdekjen e gjyshit”.

I njohur si “kasapi i Plaszoë” për rolin e tij të tmerrshëm në Paszoë (Krakoë), kamp përqëndrimi në Poloni, Goeth, çdo mëngjes vriste të burgosurit nga veranda e tij. Pas luftës së Dytë Botërore, ai u përball me gjykatën për genocide, duke përfshirë edhe përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 10 mijë personave. Ai u var në 1946.

Në fëmijëri, Teege u vendos në një strehë katolike, dhe më pas në moshën tre vjeçare u largua prej aty, deri në moshën 7 vjeç kur u dha për adoptim dhe humbi lidhjet me nënën dhe gjyshen e saj biologjike.

Më pas u vendos në Izrael, ku u diplomua për studimet mesdhetare e Afrikane nga Universiteti i Tel Avivit dhe punoi në institutin Gëte.

“Gjermanët që vinin në Izrael nuk e mendonin kurrë se çfarë pritje mund të kishin. I mirëprisja krahëhapur. Origjina ime gjermane gjeneronte interes- jo vetëm për shkak të Holokaustit dhe nazizmit, por më së shumti për shkak të ngjarjeve të fundit, siç ishte rënia e murit të Berlinit apo unifikimi i Gjermanisë. Në çdo event, nuk prezantoja stereotipin gjerman”. Që kur u botua libri i saj në Gjermani, nëna e dy fëmijëve thotë se ka folur me një numër të madh qytetarësh të mbijetuar të Holokaustit. “Jam kaq ndryshe nga figura që prezantohej gjyshi im” thotë ajo duke shtuar që disa të mbijetuar i përgjigjeshin shumë ngrohtë dhe thonin se të lexonin historinë time ishte një lloj mënyre që të mbyllnin ciklin e tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026219844818115
array(1) { ["section"]=> string(98) "autorja-me-ngjyre-zbulon-se-gjyshi-ishte-kriminel-nazist-lufte-e-mesoi-nga-lista-e-shindlerit-3207" }