Autostrada e Kombit në kolaps, hapen trafikndarëset për lëvizjen në një sens (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 24-03-2018 Autostrada e Kombit në kolaps, hapen trafikndarëset për lëvizjen në një sens (FOTOT) Foto nga vendngjarja

Prej ditës së shtunë moti ka qënë më i qetë, pa reshje shiu e dëbore, por shpati i malit ku ka qenë vendosur fshati Blinisht, në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë, vijon udhëtimin e pandërprerë në drejtim të trasesë së Rrugës së Kombit, dhe më tej drejt shtratit të lumit Fanë i cili është i tejmbushur me ujë.

Mali tashmë pasi ka shuar përfundimisht njërën anë të NBT-Oil, sapo ka “prekur” vijat e bardha të trasesë së rrugës. Ndersa nuk ka asnjë siguri, madje janë dhënë shenja se mali mund të rreshqase edhe disa dhjetëra metra më poshtë pjesës që tashmë ka rreshqitur totalisht.

Në këto kushte sektori i emegjencava, policia e shtetit, firma që merret me menxhimin teknik të autostradës dhe sektorë të emergjencave të Bashkisë Mirditë,  janë në vendin e ngjarjes. Ka filluar puna intensive për çmontimin e trafikndarësve, për të mos krijuar situatë edhe më të rënda. Nderkohë që në distancë më të largët me pikën e “vlimit” po hiqen trafikndarëse për të mundësuar levizjen e mjeteve vetëm në njërin krah.

Policia rrugore dhe ajo e rendit e Mirditës me përforcime të tjera po monitorojnë levizjen e mjeeve të shumta të autostradës, por kërkohet që drejtuesit e mjeteve të jenë shumë të kujdesshme gjatë udhëtimit në segmentin tashme problematik të kësaj rruge, raporton gazetari Aleksandër Ndoja ndërsa ndan edhe fotot nga vendngjarja.

mali1.jpeg

 

mali2.jpgmali3.jpeg

mali5.jpg

mali6.jpg

mali7.jpeg

mali8.jpeg

mali9.jpegmali10.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedia ku humbi jetën nëna me 2 vogëlushet SHQIPTARE, dënohet me 5 vite burg ish-kryebashkiakja italiane (DETAJE)
Bashkia merr vendimin: Ja kush janë 8 rrugët e reja me pagesë në kryeqytet »
Article Logic
Execution time: 0.011464834213257
array(1) { ["section"]=> string(88) "autostrada-e-kombit-ne-kolaps-hapen-trafikndareset-per-levizjen-ne-nje-sens-fotot-114387" }