Ava Max në një rrëfim të sinqertë: Kur prindërit erdhën në SHBA nuk kishim fare para, më tallnin në shkollë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:00 30-04-2019 Ava Max në një rrëfim të sinqertë: Kur prindërit erdhën në SHBA nuk kishim fare para, më tallnin në shkollë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Amanda Koçi, e njohur si Ava Max, ka treguar edhe më parë vështirësitë që ka hasur për shkak të origjinës.

Së fundmi këngëtarja ka bërë një rrëfim të sinqertë për “Khaosod English”, ndërsa është shprehur se prindërit e saj nuk kanë pasur fare para kur kanë shkuar në SHBA.

"Kur prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata s'dinin anglisht dhe s'kishin fare para. Ata punuan shumë fort për të qenë aty ku janë tani. Ata më mësuan që të mos dorëzohem kurrë dhe më dhanë një etikë ë fortë. Kemi me të vërtetë femra të forta në vendin tone," shprehet Ava, ndërkohë që ka treguar se në shkollë e tallnin shokët.

"U rrita duke u bullizuar shumë në shkollë dhe asnjëherë s'e ndjeja veten të ambientuar. Mendoja se nuk është normale, por në fakt është normale të ndihesh ndryshe, pasi të gjithë jemi të ndryshëm. Jemi unik dhe jemi fantastikë", ka rrëfyer këngëtarja.

fdhfjh.png

gfcfhjk.png

hjlk.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093111991882324
array(1) { ["section"]=> string(112) "ava-max-ne-nje-rrefim-te-sinqerte-kur-prinderit-erdhen-ne-shba-nuk-kishim-fare-para-me-tallnin-ne-shkolle-162419" }