Avdullah Hoti: Do nisem në Uashington për dialogun me ftesën e parë, edhe pa Thaçin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 02-07-2020 Avdullah Hoti: Do nisem në Uashington për dialogun me ftesën e parë, edhe pa Thaçin Kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti

Kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti thotë se sapo të marrë një ftesë nga Uashingtoni për procesin e dialogut me Serbinë do të niset menjëherë.

Në Opinion, Hoti tha se Kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, duke pohuar se do të shkojë në Uashington edhe pa presidentin Hashim Thaçi.

Fevziu: Nëse zoti Grenell ose Shtëpia e Bardhë ju fton sërish për një takim, do të shkoni?

Hoti: Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër.

Fevziu: Pra një spostim derisa të qartësohet situata dhe akuzat ndaj presidentit në Kosovë?

Hoti: Jo, u spostua deri sa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që përfaqëson Kosovën.

Fevziu: Si e kuptoni këtë konsolidim? Nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, por njëkohësisht nuk mund të shkojë në takim nisur nga akuza, si do ndërtohet delegacioni?

Hoti: Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat.

Fevziu: Me këto mekanizma që keni ndërtuar që janë funksionale, do të niseni në Uashington në ftesën më të parë?

Hoti: Po, sigurisht.

Fevziu: Edhe në mungesë të presidentit?

Hoti: Për procesin e dialogut kushtetua është e qartë, që e përfaqëson kryeministri.

Fevziu: Është një dialog shumë i diskutuar. A keni dijeni nëse në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për demarkim apo korrigjim kufiri?

Hoti: Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009896993637085
array(1) { ["section"]=> string(88) "avdullah-hoti-do-nisem-ne-uashington-per-dialogun-me-ftesen-e-pare-edhe-pa-thacin-212630" }