Avdullah Hoti takim virtual me Kurz, Kancelari austriak i bën 3 premtime të rëndësishme; përfiton edhe Shqipëria

Publikuar tek: rajon, më 18:00 27-01-2021 Avdullah Hoti takim virtual me Kurz, Kancelari austriak i bën 3 premtime të rëndësishme; përfiton edhe Shqipëria Hoti - Kurz

Kryeministri në Detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i informoi për masat që ka marrë deri tani në përballimin e Covid-19, ndërkohë që mori tre premtime të rëndësishme nga homologu i tij.

Kurz i konfirmoi Hotit se distribuimi i vaksinave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (ku bën pjesë dhe Shqipëria), do të bëhet në të njëjtën kohë.

Ai mori mbështetjen e kancelarit për vazhdimin e punës së mirë të Qeverisë, në mirëmbajtjen e kritereve të plotësuara për liberalizim të vizave me vendet e BE.

Ndër të tjera Kurz konfirmoi se Austria do të konsideroj vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.

Screenshot_2_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Greqi, më shumë se 800 raste të reja në një ditë
Njeriu i Obamës nxjerr dokumentin, tre zgjidhe Amerikane për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.011127948760986
array(1) { ["section"]=> string(117) "avdullah-hoti-takim-virtual-me-kurz-kancelari-austriak-i-ben-3-premtime-te-rendesishme-perfiton-edhe-shqiperia-236630" }