Aventura e re me Osijekun, flet Kristal Abazaj: Te Anderlehti konkurrencë e madhe, për Osijekun më bindi Grezda

Publikuar tek: sport, më 23:46 13-02-2019 Aventura e re me Osijekun, flet Kristal Abazaj: Te Anderlehti konkurrencë e madhe, për Osijekun më bindi Grezda

Kristal Abazaj u transferua dy ditë më parë nga Anderlehti te Osijeku. Mungesa e minutave kanë detyruar mesfushorin e Kombëtares shqiptare të ndryshojë ambient.

Abazaj ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë me ekipin e ri dhe në intërvistën e parë për faqen e klubit ka folur për aventurën në Belgjikë si dhe për skuadrën e re.

Aventura te Anderlehti? “Në fillim isha shumë i lumtur sepse është e rrallë që ndonjë nga lojtarët e Superiores në Shqipëri, të transferohen në një klub aq të madh sa Anderlehti. U ndjeva i gëzuar, edhe pse e dija se duhej të konkurroja për një vend në skuadër. Pata fatin e keq se u dëmtova në fillim, dhe më vonë ishte e vështirë të tregoja më të mirën time. Por, jam i kënaqur që pata mundësinë të isha në një ambient të tillë, duke e ditur çfarë vlerësimi ka në nivelin europian ai klub. Është një përvojë shumë pozitive, dhe mësova shumë atje.”

Konkurrenca në Belgjikë “E vërtetë, kishte një konkurrencë të madhe për një vend në ekip, po ashtu edhe në repartin e sulmin. Gjithmonë ndodh diçka e tillë tek Anderlehti, duke parë ambiciet e tyre për luftën në titull, ose të paktën një vend në krye të tabelës. Por, konkurrenca i bën mirë të gjithëve.”

Aventura e re me Osijekun? “Të them të drejtën, nuk dija shumë rreth Osijekut. Sidoqoftë, kur mora vesh për ofertën, fillova të pyes rreth klubit. Fola me shokun tim kroat tek Anderlehti, Ivan Santini, që më tregoi shumë, dhe gjithashtu kontaktova edhe bashkëkombësin tim Eros Grezda, që ka luajtur më parë këtu. Ai më tha shumë në lidhje me këtë klub, gjë që më ndihmoi në fund të vendos që ta pranoj ftesën nga Kroacia.”

Stërvitja e parë? ” U ndjeva shumë mirë, me sa pashë edhe në stërvitje, ekipi është mjaft i mirë. Shumë ndihmë më ka dhënë Muzafer Ejupi, i cili është nga Maqedonia, për t’u përshtatur sa më shpejt me shokët e skuadrës. Këtu dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe besoj se do jetë një eksperiencë pozitive për mua.”

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006479024887085
array(1) { ["section"]=> string(115) "aventura-e-re-me-osijekun-flet-kristal-abazaj-te-anderlehti-konkurrence-e-madhe-per-osijekun-me-bindi-grezda-152666" }