AVIONËT E LUKSIT/ Stjuardesat tregojnë eksperiencat: Kur VIP-at duan supë peshkaqeni dhe përfundojnë të hanë Burger në Jet (Eksperienca, nga shërbimi te pagesa)

Publikuar tek: bota, më 09:24 16-05-2019 AVIONËT E LUKSIT/ Stjuardesat tregojnë eksperiencat: Kur VIP-at duan supë peshkaqeni dhe përfundojnë të hanë Burger në Jet (Eksperienca, nga shërbimi te pagesa)

Për shumë njerëz, të kapësh një avion është stres më vete: shpenzim orësh të panumërta tek siguria, dhe përballja me orët e gjata në klasin ekonomik. Por diku tjetër në bordin e një avioni privat, ka komoditete nga kinemaja, te dhoma e gjumit, apo sallonet.

Eshtë privilegj udhëtimi me Jet, por është luks vetëm për disa, nga të famshëm, tek mbretëroret, sipërmarrës apo oligarkë.

Por një ndër gjërat që duhen për një shërbim me pesë yje në një jet privat, janë shoqërusit e fluturimit, që shpesh, punojnë pa u lodhur me orë të tëra.

lllllllll.jpg

Jeta si një zonjë e ajrit për personat VIP ka gjallërinë e vet, por puna mund të jetë e vështirë dhe stresuese. Ata u shërbejnë udhëtarëve për cdo nevojë, por aftësitë e kërkuara për një punë të tillë, janë më shumë sesa kamariere: do të duhet të bëjnë miksim kokteilesh, pastrues, asistent personal, furnizues madje edhe mbajtës qenësh.

Kimberley Benton ka punuar për 9 vjet në këtë industri. Ajo thotë se ishte dashuria për udhëtimin që e tërhoqi më shumë dhe e bëri të nisë 14 turne botërore. Gjatë jëtës se saj ka udhëtuar në më shumë se 130 vende dhe ka udhëtuar me 27 lloje të ndryshme avionësh biznesi. Për të, të qenurit në avionin VIP është më shumë sesa shërbimi I një ofrimi të mirë shërbimesh, por “një krijim përvoje”.

“Ata presin që ti të jesh personal” tregon për CNN travel. “Ata presin që ti ta dish se çfarë duan, kur e duan dhe kjo mund të jetë dicka e shpejtë që e marrin në avion, psh një Nespresso, pushimin e këmbëve dhe gazetën Sunday Times”.

Ajo ka parë party-ditëlindjesh në qiell, shumë after-party për yje të POP-it me të cilët ka fluturuar në turet e tyre të koncerteve dhe ka organizuar bankete për të ftuarit. Është një punë që kërkon përqëndrim të madh. “Banda POP, mbretërore, milionerë, bilionerë, trashëgimtarë” Benton liston njerëzit me të cilët ka fluturuar. “Kam qenë me shumë njerëz që ju I shihni në TV dhe bëheni nervozë, por kur fluturoni me këta njerëz, ju e kuptoni se ata janë si gjithë të tjerët”.

Sa I përket festave, ajo thotë se duhet të sigurohesh që ato të mos dalin jashtë kontrollit. “Duhet të vendosësh një balancë, të mos I lësh të pinë shumë, por edhe të kontrollosh”.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_190509153240-mary-kalymnou-flight-attendant-cropped.jpg

Mary Kalymnou ka punuar për 13 vjet me klientë të klasit të lartë si familje mbretërore, krerë shtetesh, CEOs dhe persona të showbizit.

Ajo thotë se ka shërbyer në disa lloj JET, duke përfshirë edhe Gulfstream 550 apo Embraer Legacy që lejon mbi 14 pasagjerë në bord.

Në bord ka pasur mysafire që sjellin bizhu të shtrenjta, apo më shumë se 20 canta pazaresh, madje edhe armë. Në disa raste, tregon se ka pasur edhe arkivolë të vdekurish në bord.

“Tre herë në karrierën time kam pasur persona të vdekur në bord – arkivolë të bërë nga ari dhe druri I shtrenjtë” kujton ajo. “Ishin tre personazhe të njohur që dukshëm po udhëtonin në luks për herë të fundit në jetën e tyre”.

Thotë se puna në një fluturim vip kërkon shumë sakrificë. “Kërkon përkushtim, fleksibilitet dhe sigurisht vetësiguri” Kalymnoë I thotë CNN. “Klientët pretendojnë më të mirën, operatorët kërkojnë gjithashtu klasin më të lartë të shërbimit. Ndryshe do të zëvenësohesh. Cdo vajzë do ta donte një punë të tillë, por vetëm pak ia arrijnë. Të jesh profesioniste nuk është e mjaftueshme – duhet të jesh unike”.

Kalymnou njëherë mori një porosi të minutës së fundit nga një klient që kërkoi supë peshkaqeni në një fluturim jashtë londrës.  Pjata e rrallë, porositet zakonisht 48 orë më parë dhe stjuartja u ndje shumë në siklet.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_190507150450-mary-kalymnou-flight-attendant-01.jpg

“Ishte një sfidë e vështirë, pasi ishte e ndaluar në Britani, dhe pak restorante të certifikuara mund të dorëzonin porosinë. Duke pasur lidhjet e nevojshme, arrita të merrja kërkesën në bord pak minuta para se të mbërrinin udhëtarët” thotë ajo.

Por pas gjithë stresit që kaloi për të gjetur supën e peshkaqenit, dhe ua afroi pasagjerëve në meny, ata vendosën të hanin Hamburgerat që kishin blerë rrugës për në aeroport.

“Ky është një shembull tipik i jetës sonë të përditshme si shoqërues të fluturimeve vip. Ne perpiqemi për mirë, edhe kur nuk është e nevojshme”.

Pagesat janë individuale për këto shoqëruese. Ato thotë se mund të fitojnë nga 190 dollarë tek 587 dollarë në ditë, varet nga eksperienca dhe negociata që bën me operatorin. ‘Nuk ka një rrogë fikse. Ka secili një marrëveshje të vetën” thotë një nga shoqërueset e pyetura.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_150423064940-four-seasons-jet-6.jpg

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_190507150943-mary-kalymnou-flight-attendant-04.jpg

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_190507152415-mary-kalymnou-flight-attendant.jpg

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_190507155510-kimberley-benton-flight-attendant-02.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006756067276001
array(1) { ["section"]=> string(162) "avionet-e-luksit-stjuardesat-tregojne-eksperiencat-kur-vip-at-duan-supe-peshkaqeni-dhe-perfundojne-te-hane-burger-ne-jet-eksperienca-nga-sherbimi-te-pagesa-164521" }