Avionët rus sulmojnë grupin rebel në Siri, 80 viktima dhe 90 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 21:24 26-10-2020 Avionët rus sulmojnë grupin rebel në Siri, 80 viktima dhe 90 të plagosur Ilustruese

Një sulm ajror rus ka goditur bazat e rebelëve islamik në Siri, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë rreth 80 persona dhe 90 të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën. 

Raportet e autoriteteve tregojnë se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

Sulmi kundrejt grupit të rebelëve Faylaq al-Sham, ishte më i madhi që prej Marsit kur u vendos armëpushimi.

Sulmet nga Rusia kanë shënjestruar pozicionet ushtarake të grupeve të mbështetura nga Turqia.

Kujtojmë se qyteti Idlib në Siri është i kontrolluar totalisht nga forcat rebele.

Protestat nga populli për pakënaqësitë politike dhe ekonomike kanë rezultuar në një luftë civile në Siri e cila po zgjat prej 9 vitesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga përhapja e COVID-19 në biblioteka, Kisha e Vienës kthehet në sallë studimi
Sulmi terrorist në Turqi, policia ekzekuton autorin, banorët shpërthejnë në duartrokitje (VIDEO VIRALE) »
Article Logic
Execution time: 0.013278007507324
array(1) { ["section"]=> string(78) "avionet-rus-sulmojne-grupin-rebel-ne-siri-80-viktima-dhe-90-te-plagosur-225272" }