Avioni i Divjakës, Prokuroria dërgon për gjykim 7 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:03 08-05-2015 Avioni i Divjakës, Prokuroria dërgon për gjykim 7 persona

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për 7 persona, të akuzuar për ngjarjen e ndodhur në Divjakë një vit më parë, ku një avion sportiv u rrëzua në bregdetin shqiptar me 300 kilogramë cannabis sattiva brenda tij.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasit:

Giorgio Riformato(italian), hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »

Sajmir Bajrami, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »

Mareglen Ymeraj, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë

Kristian Demçe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë

Kleviol Ahmeti, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »

Aurel Pupe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »

Orgest Bilbili, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë

Në bazë të hetimit, ka rezultuar se shtetasit Sajmir Bajrami dhe Giorgio Riformato kanë hyrë nga Italia në Shqipëri pak ditë para ngjarjes dhe, nëpërmjet bashkë të pandehurve të tjerë, dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, të cilat do ta trafikonin drejt Italisë nëpërmjet një avioni sportiv, të drejtuar nga piloti Riformato.

Ndërkohë, ky procedim penal është ndarë dhe po vijojnë hetime të mëtejshme për persona të tjerë të përfshirë.

Ngjarja

Në datë 10.05.2014, avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t'u ngritur. Pranë avionit, nga ana e forcave të policisë, janë gjetur disa çanta, në përbërje të të cilave sipas ekspertizës së mëvonshme, rezultonte se ishin 94 kilogramë lëndë narkotike canabis sattiva. Në vijim të veprimeve policore, u arrit të zbuloheshin edhe disa çanta të tjera, në një rrugë në afërsi të vendit ku gjendej avioni, në automjetin tip Mitsubishi të drejtuar prej Sajmir Bajramit. Nga ekspertiza e kryer mbi lëndën e gjetur në këto çanta rezultoi se ishte lëndë narkotike canabis, me peshë 211.8 kg.

Pas veprimeve hetimore paraprake, është kryer arrestimi i shtetasve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami. Më pas, në vijim të hetimeve të zhvilluara nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të identifikoheshin edhe bashkëpunëtorët e tjerë të këtyre dy personave, për të cilët po dërgohet bashkërisht kërkesa për gjykim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni i karburanteve, arrestohen 5 persona, procedohen 26 subjekte
Arrestohet në Shqipëri një nënshtetas korean, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.012305021286011
array(1) { ["section"]=> string(62) "avioni-i-divjakes-prokuroria-dergon-per-gjykim-7-persona-10680" }