Avioni i drogës Shqipëri-Itali, policia jep 14 emrat dhe detajet e skemës, mes të arrestuarve një polic

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 26-08-2015

avionisevaster

 

Trafik droge nga Shqipëria në Itali. Një operacion i madh është finalizuar në Rimini, ku janë vënë në pranga 14 persona , 8 shqiptarë të arrestuar në Itali dhe 6 nga policia e shtetit shqiptar.

Detajet e para të operacionit tregojnë se është gjetur një sasi e madhe drogë. Droga e sekuestruar në Itali  ishte në avionë të vegjël që niseshin nga Vlora, nga Bisht Poro drejt aeroporteve të Brindisit dhe Riminit. Marijuana e kapur është në sasinë e 350 kilogramëve.

Pjestarët e organizatës ndërkombëtare transportonin lëndën narkotike nga vendi ynë drejt Italisë. Nuk ka ende të dhëna për personat e arrestuar. Policia e shtetit sakaq, ka dalë në një konferencë e përbashkët për shtyp me policinë italiane duke bërë publikë emrat e të arrestuarve, ku mes tyre është edhe një polic, Vladimir Zanaj.

"Nga grupi kriminal planifikoheshin edhe raste të tjera. Elementë të tjerë kanë të bëjnë me sekret hetimor’’, tha Ardian Çipa, zëvendës drejtor i përgjithshëm i policisë.

 

Si kryhej trafiku i drogës

"Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona. 

Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.

Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar

në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.

Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.

Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.

Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.

Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.  

Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve.

Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij", deklaroi policia.

 

Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.

Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

- Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë

- Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë

- Fadil Shahaj,  53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë

- Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore

- Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,

-Efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

 

Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

- Elizer Ahmetaj, 27 vjeç

- Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç

- Arshi Ahmetaj, 29 vjeç

- Artjon Lamaj, 29 vjeç

- Kleo Lamaj, 30 vjeç

- Bukurosh Këshilli, 25 vjeç

- Virjon Imeraj, 32 vjeç

-Vilson Lamaj, pilot i avionit.

Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenderi luksoz i Ministrisë së Brendshme, 2 miliardë lekë për rikonstruksionin. Tahiri me zyra të reja në dhjetor
Ish shefi i Interpolit Artan Bajraktari s’e harron arrestimin: Të zbardhet kush e fshehu letrën për Mark Frrokun »
Article Logic
Execution time: 0.016658067703247
array(1) { ["section"]=> string(107) "avioni-i-droges-shqiperi-itali-policia-jep-14-emrat-dhe-detajet-e-skemes-mes-te-arrestuarve-nje-polic-19175" }