Avioni i drogës Vlorë-Itali, reagon ALBCONTROL: Nuk na u shfaq në ekranet e radarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 15:46 28-08-2015 Avioni i drogës Vlorë-Itali, reagon ALBCONTROL: Nuk na u shfaq në ekranet e radarëve Avionime droge Vlore-Itali

Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil pas zbulimit të avionit të drogës Vlorë-Itali, si rezultat i aksionit “Fluturimi i lirë’.

ALBCONTROL pretenton në deklaratën e saj se avioni për asnjë moment nuk u është shfaqur në ekranet e radarëve nuk ka pasur leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk ka dorëzuar një plan fluturimi, dhe për rrjedhojë nuk plotëson kushtet e marrjes së shërbimit të kontrollit të trafikut ajror që ALBCONTROL ofron.

Deklarata e plotë e ALBCONTROL

"Për të mos lënë shteg për abuzime ndaj një argumenti shumë të qartë si menaxhimi i trafikut ajror, ALBCONTROL informon edhe një herë opinionin publik, se ofron shërbimet e tij në hapësirën ajrore shqiptare për avionët civil e ushtarakë që zbatojnë rregullat dhe standartet e ICAO, të cilat burojnë nga Konventa e Çikagos dhe anekset e saj.

ALBCONTROL, përmes shërbimeve që ofron, garanton sigurinë, efikasitetin dhe rrjedhshmërinë e trafikut ajor në Republikën e Shqipërisë, dhe jo ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare. Ky shërbim ofrohet përmes pajisjeve navigacionale të komunikimit me avionët dhe radarëve sekondarë që agjencia disponon, të cilët funksionojnë në mënyrë të pandërprerë nën mbikqyrjen e stafit të kualifikuar teknik, duke i krijuar kështu kushtet kontrollorëve të trafikut ajror për të përmbushur detyrën e tyre, shërbim të sigurtë dhe efikas për çdo avion që përshkon hapësirën shqiptare dhe që është i pajisur me transponder (pajisje e detyrueshme në bord për të marrë shërbimin e radarëve), me leje nga autoritetet dhe plan fluturimi. Në rast të kundërt, pra nëse avioni nuk është i pajisur me transponder, nuk kërkon përmes radios ofrimin e shërbimit të trafikut ajror, nuk ka nje leje të miratuar dhe një plan fluturimi, agjencia nuk ka kontakt dhe kontroll mbi këtë objekt.

Avioni ultra light i cili u kap gjatë aksionit “free flight”, nuk është shfaqur në asnjë moment në ekranët e radarëve të ALBCONTROL, nuk ka pasur leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk ka dorëzuar një plan fluturimi, dhe për rrjedhojë nuk plotëson kushtet e marrjes së shërbimit të kontrollit të trafikut ajror që ALBCONTROL ofron. Pavarësisht veçorisë dhe teknikaliteve shumë specifike të shërbimeve të trafikut ajror, kërkojmë të qartësojmë për publikun e gjerë, duke i mbyllur rrugën informacioneve abusive, se ALBCONTROL operon me pajisje navigacionale moderne, të cilat përmes raporteve elektronike të pandryshueshme që prodhojnë në baze ditore, vërtetojnë lehtësisht funksionin e tyre të pandërprerë, në shërbim të trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas shpërndarësin e picave në Tiranë, djali në gjendje të rëndë
Fotot e papublikuara të tunelit bërthamor pranë Ministrisë së Brendshme, ja si duket »
Article Logic
Execution time: 0.01319694519043
array(1) { ["section"]=> string(88) "avioni-i-droges-vlore-itali-reagon-albcontrol-nuk-na-u-shfaq-ne-ekranet-e-radareve-19408" }