Avioni i Nato-s intercepton aeroplanin e ministrit rus të Mbrojtjes

Publikuar tek: bota, më 16:22 21-06-2017 Avioni i Nato-s intercepton aeroplanin e ministrit rus të Mbrojtjes

Një avion luftarak i forcave ajrore të NATO-s ka kaluar shumë pranë aeroplanit me të cilin fluturonte ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu gjatë ditës së sotme mbi Detin Baltik.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur ka ndërhyrë një avion luftarak rus i modelit Sukhoi-27.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, F-16 e NATO i është drejtuar aeroplanit të ministrit rus edhe pse ai po fluturonte në zonë neutrale. Mediat ruse thonë se avioni luftarak rus ka hyrë mes aeroplanit dhe avionit të NATO-s, duke pjertësuar krahët si për të treguar armatimin që kishte.

Prej disa kohësh forca të shumta të NATO-s janë dislokuar në Rumani ku po zhvillohet stërvitja “Noble Jump”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034126043319702
array(1) { ["section"]=> string(73) "avioni-i-nato-s-intercepton-aeroplanin-e-ministrit-rus-te-mbrojtjes-83320" }