Avioni i rrëzuar, ekspertët: Dyshojmë për sulm terrorist

Publikuar tek: bota, më 12:41 19-05-2016 Avioni i rrëzuar, ekspertët: Dyshojmë për sulm terrorist

Sulmi terrorist është një pistë për rrëzimin e avionit, dëshmojnë ekspertët.

Avioni fluturonte në linjën Paris-Kajro dhe u zhduk në hapësirën egjiptiane mbi Mesdhe. Pista kryesore është ajo e rrëmbimit të avionit nga terroristët, por nuk përjashtohet edhe ndonjë rrëzim i tij.

Avioni i zhdukur në mënyrë të mistershme sot në Egjipt,  i cili kishte në bord 66 persona është rrëzuar në det dhe lajmi është konfirmuar nga linja ajrore.  

Ai u nis nga Parisi në orën 23:09 drejt Kajros dhe është përplasur rreth orës 02:45 në ishullin Karpatos në Greqi.

Në bord 66 persona, mes të cilëve 8 ishin të ekuipazhit, deri më tani mësohet se në bord ishin 30 egjiptianë, 15 francezë, 1 anglez, 1 belg, 1 irakian.

Avioni kishte 12 vjet i prodhuar dhe mbante numrin A320-232. Avioni i kompanisë ''EgyptAir'' kishte 40 minuta në fluturim, kur shkëputi lidhjen me qendrën e kontrollit.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, nëse ishte gabim njerëzor apo akt terrorist.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19912219047546
array(1) { ["section"]=> string(60) "avioni-i-rrezuar-ekspertet-dyshojme-per-sulm-terrorist-40866" }