Avioni i rrëzuar në Ishëm në shtator të 2016-ës është zhvendosur sot nga vendi ku qëndroi për gjashtë muaj.
Autoritetet shqiptare kanë kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimet se ai nuk paraqet më rëndësi për çështjen. Avioni do i rikthehet kompanisë italiane, e cila e ka në pronësi.
Në shtator të 2016-ës, piloti Guido Guidi u rrëzua në Ishëm të Durrësit dhe prokuroria dyshon se italiani po përpiqej të bënte trafik droge. Hetimet për këtë çështje janë ende të hupura.