Avioni ku vdiqën 150 njerëz, pilotit i ishte mbyllur dera, tentoi të hynte me forcë, askush nuk iu përgjigj

Publikuar tek: bota, më 09:25 26-03-2015 Avioni ku vdiqën 150 njerëz, pilotit i ishte mbyllur dera, tentoi të hynte me forcë, askush nuk iu përgjigj

Burime të gazetës prestigjoze New York Times kanë thënë se njëri nga pilotët e avionit Germanëings i rrëzuar në Alpet Franceze, i ishte mbyllur dera e kabinës dhe po tentonte ta hapte me forcë por për fat të keq nuk i erdhi në ndihmë askush.

Burime nga hetuesia i kanë thënë gazetës se nga regjistrimi i zërit ishte zbuluar se piloti po tentonte të hynte me forcë në kabinë dhe se kishte shtyrë derën me goditje të forta por askush nuk ishte përgjigjur.

Marshalli Daniel Joineri i ka raportuar CNN se dera e kabinës është mbyllur nga brenda por ende nuk është thënë pse piloti nuk ka mundur të kthehet në kabinë.

Lupthansa ndërkohë ka pohuar se nuk ka dijeni mbi këtë raport: “Ne s’kemi asnjë informacion zyrtar që ta konfirmojë këtë raport”, është  shprehur zëdhënësi i kompanisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030793905258179
array(1) { ["section"]=> string(109) "avioni-ku-vdiqen-150-njerez-pilotit-i-ishte-mbyllur-dera-tentoi-te-hynte-me-force-askush-nuk-iu-pergjigj-6976" }