Avioni me drogë, 60 vite burg për 5 bashkëpunëtorët e Riformatos

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 25-11-2015 Avioni me drogë, 60 vite burg për 5 bashkëpunëtorët e Riformatos

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për dënimin me burg të ndihmësve të pilotit italian Giorgio Riformato të akuzuar për trafikim të narkotikëve në tentativë.

Sajmir Bajramaj dënohet me 14 vjet burg, Marenglen Ymeri dënohet me 14 vjet burg, Kristian Demce me 11 vjet, Olgert Bilbili me 11 vite, Kleviol Ahmeti me 10 vjet burg. Ata janë të bashkëpandehurit e pilotit italian por që janë gjykuar në një proces të veçuar.

Të gjithë këtyre personave iu ulet dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar që kanë përfituar. Avioni i tipit "Piper", i cili ka kryer ulje te detyruar, ne plazhin e Divjakës, dhe më pas është bllokuar nga policia pasi dyshohet se kishte si qëllim transportimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Pranë avionit është bllokuar edhe një makinë e ngarkuar me 460 kilogramë drogë e tipit, hashash që mendohet se do të ngarkohej në avionin e bllokuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohet drejtori i burgut në Tepelenë
Ministria e Brendshme: Mot të përkeqësuar për 5 ditë, në mbi 1000 m lartësi... dëborë »
Article Logic
Execution time: 0.011245012283325
array(1) { ["section"]=> string(69) "avioni-me-droge-60-vite-burg-per-5-bashkepunetoret-e-riformatos-26247" }