Ikën nga Shqipëria piloti italian i avionit me drogë rrëzuar në Ishëm.
Sipas informacioneve Guido Guidi ka fluturuar me avion para pak munutash për trajtim mjekësor në Bolonja, ndërsa disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi garanci 10 mijë euro ndaj italianit deri në përfundim të hetimeve që kanë nisur prej 5 muajsh.
Guido Giudi është lejuar të fluturojë me kusht që të paraqitet çdo herë që të thërritet nga autoritetet hetimore lidhur me dyshimet e trafikut të drogës ku është përfshirë piloti i avionit të rrëzuar në Ishëm, në shtator të 2016-ës.