Avioni niset për fluturim, por përfundon në vendparkimin e makinave. 3 të vdekur dhe 15 makina të shkatërruara

Publikuar tek: bota, më 14:26 12-09-2016 Avioni niset për fluturim, por përfundon në vendparkimin e makinave. 3 të vdekur dhe 15 makina të shkatërruara

Një avion me 3 persona në bord, u rrëzua mbrëmjen e kaluar në aeroportin Reno-Tahoe, në Nevada të SHBA-së.

Sipas zëdhënësit të aeroportit, avioni po ngrihej për fluturim, por për shkaqe të panjohura përfundoi duke u përplasur me makinat në vendparkimin e aeroportit.

Si pasojë të gjithë personat në bord humbën jetën, por emrat e tyre akoma nuk bëhen të ditur për publikun.

Fatmirësisht përveç anëtarëve të ekuipazhit, nuk pati të tjerë të lënduar në vendngjarje.

Megjithatë 15 makina në vendparkim nuk shpëtuan pa u shkatërruar.

Pavarësisht incidentit, aeroporti nuk e ndërpreu punën. Gjithsesi, vendparkimi ku ndodhi përplasja është mbyllur përkohësisht dhe pronarët nuk do të lejohen t’i marrin automjetet e tyre, derisa të kryhen investigimet e nevojshme.

Burimi dhe foto BBC

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky gabim në Indi të kushton jetën… ose “nderin”
Pasi zbulohet sëmundja e Clinton-it, Donald Trump fillon me “kunjat’ »
Article Logic
Execution time: 0.0094571113586426
array(1) { ["section"]=> string(114) "avioni-niset-per-fluturim-por-perfundon-ne-vendparkimin-e-makinave-3-te-vdekur-dhe-15-makina-te-shkaterruara-52682" }