Avioni rrëzohet në oqean, por pilotët shpëtojnë mrekullisht

Publikuar tek: bota, më 17:55 22-11-2017 Avioni rrëzohet në oqean, por pilotët shpëtojnë mrekullisht

Tetë vetë që ishin në një aeroplan të Marinës amerikane, i cili është përplasur sot në Paqësor, janë gjetur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa vazhdon kërkimi për tre personat e tjerë, që konsiderohen të zhdukur, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.

Në rrjetin Twitter, Marina amerikane ka shkruar se tetë personat që janë gjetur janë dërguar në aeroplanbartësin, USS Ronald Reagan. Aeroplani i tyre transportues i tipit C-2 “Greyhound”, ishte përplasur derisa fluturonte për të arritur në këtë aeroplanbartës në ujërat japoneze, raporton radio Europa e Lirë.

Shkaku u përplasjes nuk është i qartë, tha Marina amerikane. Ky aeroplan merrte pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake Shtetet e Bashkuara – Japonia, në ujërat rreth ishullit Okinave në Japoni.

Këto ushtrime kanë filluar më 16 nëntor dhe zgjasin deri më 26 nëntor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012482881546021
array(1) { ["section"]=> string(65) "avioni-rrezohet-ne-oqean-por-pilotet-shpetojne-mrekullisht-100518" }