Avokat Beqiri 'lëshon bombën': Azemi i tha Muharrem Haklajt se Shkëlqimin ta vrau ai në kat të dytë, dhe drejtoi dorën për nga zyra e Saliut

Publikuar tek: aktualitet, më 20:46 29-09-2020 Avokat Beqiri 'lëshon bombën': Azemi i tha Muharrem Haklajt se Shkëlqimin ta vrau ai në kat të dytë, dhe drejtoi dorën për nga zyra e Saliut Idajet Beqiri

Avokati i Izet Haxhisë tha sot në emisionin Repolitix se dosja e vrasjes së Azem Hajdarit ka shumë mangësi, që nga ardhja e Fatmir Haklajt në Tiranë, të cilin ai e quan xhind.

Beqiri tha se Azem Hajdari duhet të betohej nëse nuk kishte dorë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt, dhe madje i ka thënë babait, Muharrem Haklajt, që djalin ta ka vrarë ai në kat të dytë, duke drejtuar dorën nga zyra e Sali Berishës.

Idajet Beqiri: Në këtë vend vetëm hamendësohet kush thur më mirë legjenda, po nuk janë me këmbë në tokë që të marrin dosjen dhe ta lexojnë, ta shohin çfarë mungon aty. Pak kohë më parë bashkëshortja e Hajdarit tha se ka folur me kolegët e saj gjyqtarë dhe është thënë që ka mangësi në dosje. Është abuzuar shumë qysh nga nisja dhe ardhja e Fatmir Haklaj në Tiranë. Nuk thuhet se Fatmiri ishte i shumë kërkuar. Nga shteti. Sa të shihej duhej arrestuar. Ai lëvizjet i bënte të kontrolluara dhe me eskortë. Ishte Fatmir Haklaj, ishte xhind. Nuk ishte kollaj të merreshe me të.

Azemi i ka thënë Muharremit se për Shkëlqim Hakljan, vrasësin e ke këtu në kat të 2, dhe ka drejtuar dorën për nga zyra e Saliut. Është betuar që nuk e ka vrarë ai Shkëlqimin. Se Azemit i ishte thënë që duhet të pastronte fytyrën, duhet të tregonte e vrau apo jo Shkëlqimin. Me të tëra këto që thashë unë, çështja nuk është vetëm juridike, se provat u servirën në një mënyrë që i shërbyen Berishës. Berisha e dinte që kush ishte Fatmir Haklaj, e dinte që po ta nxirrje tnë rrugë Fatmiri nuk do e faltë atë rast.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090770721435547
array(1) { ["section"]=> string(129) "avokat-beqiri-azemi-i-tha-muharrem-haklajt-se-shkelqimin-ta-vrau-ai-ne-kat-te-dyte-dhe-drejtoi-doren-per-nga-zyra-e-saliut-222158" }