Avokat Ngjela lëshon 'bombën': SPAK-u do shpëtojë Shqipërinë, Rama më tha që i kap 4 ministra

Publikuar tek: politike, më 17:52 19-09-2020 Avokat Ngjela lëshon 'bombën': SPAK-u do shpëtojë Shqipërinë, Rama më tha që i kap 4 ministra Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka thënë sot gjatë një interviste për gazetaren Nisida Tufa, se SPAK-u do e shpëtojë Shqipërinë, duke arrestuar politikanët e korruptuar dhe inkriminuar.

Ai tha se bëhet fjalë për "koka' të mëdha të politikës, që shumë shpejt do i vijë koha. Sipas Ngjelës, vetë kryeministri Rama i ka thënë se SPAK-u i kap 4 minitra, por nuk bëri me dije emrat e tyre.

"SPAK-u është ai që do e shpëtojë Shqipërinë".

Pyetje: Kush janë peshqit e mëdhenj që janë kapur, se kështu u shprehët?

Ngjela: Krerët e 2-3 partive kryesore në vend.

Tufa: Po flisni për Ramën dhe Bashën?

Ngjela: Shiko, ndërkombëtarët janë shumë të rezervuar, nuk flasin se do arrestojnë kryeministrin e Shqipërisë, mos ja fusni kot. Kush pyet për kryetarët e partive. Po flasim për ministra, ata kanë folur për ministra. Mua Rama më tha vetë që SPAK- u kap 4 ministra. S'ta kam thënë, ja ta thashë tani. Këta janë të gjithë të ikur, të kapur, kanë vjedhur dhe kanë bërë vila. I di gjithë populli e nuk e ditka SPAK-u apo BKH.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01165509223938
array(1) { ["section"]=> string(96) "avokat-ngjela-leshon-bomben-spak-u-do-shpetoje-shqiperine-rama-me-tha-qe-i-kap-4-ministra-220952" }