Avokati i Gjikës për Newsbomb: Arrestim politik me akuza të montuara

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 06-02-2015 Avokati i Gjikës për Newsbomb: Arrestim politik me akuza të montuara Ardian Leka dhe Shpëtim Gjika

Ardian Leka është avokat i kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjika. Eshtë rrugës nga Vlora duke u kthyer në Tiranë dhe në një intervistë për newsbomb.al, rrëfen se çfarë ka ndodhur me klientin e tij, duke e konsideruar gjithë këtë proces, dhe aq më tepër arrestimin, të montuar, e të motivuar politikisht.

Zoti Leka, ju pse ishit në Vlorë?

Unë isha për çështje të tjera, dhe u gjenda rastësisht në Vlorë, ku sigurisht u mora me klientin tim Shpëtim Gjika.

Ah, me një fjalë ju e dinit ç’po ndodhte?

Jo, se e dinim. Por situata u kuptua menjëherë. Atëherë folëm në telefon. Ishte më e mira që zoti Gjika të shkonte në shtëpi. Dhe aty, meqë kishin marrë këtë vendim, të mund kryheshin dhe procedurat.

Po në fakt ç’ka ndodhur? Çfarë është kjo akuzë?

Eshtë një proces politik. I montuar politikisht. Bëhet fjalë për të njëjtën mbledhje, atë të vitit 2011, ku në fakt, vendimet janë kolegjiale. Bën “muuu” se e gjithë kjo masë arresti në mungesë bëhet pikërisht pasi ne fituam gjyqin në shkallën e parë, dhe për ta vazhduar në apel. Pra ta tjerrin e ta zvarrisin pa fund.

Po shkaku cili është?

Eshtë e njëjta histori. Historia e një gruaje që ka 10 vjet që ka pretendim për një pronë të vetën në atë vend. Dhe ka humbur të gjitha gjyqet civile për atë pronë, dhe tani në këtë frymën e re kujtohet “hajde ta provoj njëherë”. Nëse ishte për t’u bërë, kjo grua, nuk ka fituar asnjë çështje në gjykatë.

Ju ishit me klientin tuaj gjatë arrestimit? A ju kanë pyetur prokurorët apo gjyqtari?

Ja dhe kjo është një tjetër gjë. Ju jeni gazetarë, dhe para se të shkruani mendoni: “ta pyesim njëherë avokatin se ç’thotë, pavarësisht se ç’shkruan prokurori”. Ndërkohë që prokuri dhe gjykata, ata që kanë për detyrë ta bëjnë një gjë që tillë nuk e bëjnë.

Po pse u mor masa e arrestit në mungesë?

Sepse këta njerëz, kështu po funksionojnë sot, derisa gjithçka t’u kthehet kundër. Ligji e specifikon qartë se kur bëhet arresti në mungesë. Ku do iki Shpëtim Gjika? Do arratiset? Do shpallet në kërkim ndërkombëtar? Çfarë lloj mendësie është kjo? Eshtë Shpëtim Gjika një njeri i kategorisë së rrezikshme?

Si do të procedoni?

Në seancën që do të zhvillohet padyshim do të kërkojmë daljen e zotit Gjika nga qelia. Ndërkohë që nëse duan të vazhdojnë hetimin, le ta vazhdojnë.

A patët problem për ta takuar klientin tuaj?

Asnjë problem. Madje me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Policia u tregua superkorrekte. Kam hyrë me sekonda brenda për të takuar klientin tim.

Po vetë zoti Gjika si ishte?

Po ç’të thuash? Si ishte…E gjitha po bëhet një lojë e ndyrë politike, për të mos e mbyllur procesin ndaj tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i FRD Topi: Përmbytjet e përsëritura, përgjegjësi e politikës
Veliaj: Basha bën show, braktisi Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.011660099029541
array(1) { ["section"]=> string(72) "avokati-i-gjikes-per-newsbomb-arrestim-politik-me-akuza-te-montuara-2588" }