Avokati i ‘Gjoka Construction’ dorëzon padi për Qaton: Mori përgjegjësi që s’i takojnë, shteti në detyrohet 7 miliard lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 17-09-2019 Avokati i ‘Gjoka Construction’ dorëzon padi për Qaton: Mori përgjegjësi që s’i takojnë, shteti në detyrohet 7 miliard lekë

Ashtu siç paralajmëroi ditën e djeshme, avokati i ‘Gjoka Construction’ ka paditur drejtoren e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qaton

Avokati Marash Ibraj akuzoi Qaton për korrupsion, teksa tha se ka shfuqizuar me pa te drejte vendimin për tenderin e fituar për rrugën Kardhiq-Sarandë.

Gjithashtu avokati i ‘Gjoka Construction’ hodhi poshtë akuzat e Qatos për se ka marrë 70 miliardë lekë nga buxheti për punë të pabërë, ndërsa pretendon se shteti i detyrohet kësaj kompanie 7 miliard lekë.

“Në bindjen tonë juridike që të mos shpallet fituese një ofertë me 4 mln euro më pak, por të shpallet një tjetër me 4 milion euro më shumë normalisht që vjen era korrupsion. Korrupsionin e ka kryer zonja Qato. Ajo që është më skandalozja është se pas vendimarrjes së zonjës Qato, ne kemi ankimuar vendimin dhe jemi shpallur fitues.

Pavarësisht vendimarrjes ajo ka shfuqizuar vendimin duke marrë një tagër që nuk i takon.

Më datën që kemi mësuar se jemi skualifikuar, ne kemi ankimuar vendimin.

Kompania jo vetëm që nuk ka marrë ato lekë që zonja Qato pretendon, por kemi marrë shumë më pak dhe ia kemi kthyer shumë herë më shumë shtetit.

Në bindjen time këtu tregon mosfunksionim të autoriteteve, por ka të bëjë edhe me korupsionin e vetëm një personi, prandaj ne kemi bërë kallëzim për zonjën Qato.

Ekziston rasti i korrupsionit, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vepra të tjera penale, është ajo e shpërdorimit të detyrës, por ne i jemi referuar korrupsionit.

Detyrimi që shteti na ka sot është 7 miliard lekë. Autoritetet pretendojnë se ka bërë një kontroll te ne, por rezulton se ka bërë vetëm një shtëtitje dhe ne nuk jemi njoftuar”, tha avoktai për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025362014770508
array(1) { ["section"]=> string(119) "avokati-i-gjoka-construction-dorezon-padi-per-qaton-mori-tagra-qe-s-i-takojne-shteti-ne-detyrohet-7-miliard-leke-178752" }