Avokati i Popullit: Arben Hyseni, shpulla Tomi Mishës brenda komisariatit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 24-02-2015 Avokati i Popullit: Arben Hyseni, shpulla Tomi Mishës brenda komisariatit Dhuna policore ndaj Tomi Mishës

Avokati i Popullit I kërkon Prokurorisë së Korçës të ndjekë penalisht ish-zëvendësdrejtorin e Policisë Arben Hyseni.  Sipas Avokatit të Popullit, Hyseni jo vetëm që ka lejuar efektivët e policisë ta dhunonin në rrugë Tomi Mishën por e ka dhunuar edhe vetë, duke e goditur me shpulla brenda ambjenteve të komisariatit.

Avokati i Popullit ka pyetur edhe Tomi Mishën, në lidhje me ngjarjen dhe rezulton se ai është goditur në komisariat nga zv.drejtori I Policisë Arben Hyseni.

“Në deklarimet e tij shtetasi Tomi Misha, ka shpjeguar se pasi është futur në dhomën e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë, në dy raste me shkëputje prej rreth 15 minutash, aty  ka ardhur zv/drejtori i policisë Arben Hyseni, i cili  e ka goditur me shpulla nga fytyra e barku,  e duke i  thënë se çfarë të duket vetja ty, ndonëse i dëmtuari ka vazhduar t’i kërkojë të falur. Pas këtyre veprimeve, shtetasi Tomi Misha ka patur dhimbje të trupit dhe sidomos të shpatullës së djathtë, dhe nga ana e Policisë është transoportuar në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal Korçë.’’, bën me dije Avokati I Popullit.

Sipas Avokatit të Popullit ndaj Tomi Mishës është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë.

‘’Punonjësit e policisë duke parë reagimet e drejtuesit të mjetit Tomi Misha, i kanë bërë thirrje që të qetësohej, dhe pastaj i kanë kërkuar çelësat e mjetit për ta drejtuar atë punonjësi i policisë Robert Memelli, por ai nuk pranuar   dhe  kapretenduar se do ta drejtonte vetë mjetin. Atëhere, punonjësi i policisë Robert Memelli  ka dalë jashtë mjetit dhe është drejtuar tek dera e drejtuesit të mjetit duke e nxjerrë atë me forcë dhe pastaj e ka qëlluar disa herë me pëllëmbë e grushte  nga fytyra. Zv/drejtori i policisë z.Arben Hyseni ka urdhëruar punonjësit e policisë të marrin forcërisht dhe ta shoqërojnë në Komisariat, shtetasin Tomi Misha, por ai nuk pranoi të shkojë me ta.Në vëndin e ngjarjes janë grumbulluar dhe persona të tjerë, e pak më vonë ka ardhur shtetasi Anesti Misha, vëllai i drejtuesit të mjetit Tomi Misha, cili ka qëlluar me grusht punonjësin e policisë Robert Memelli. Pas goditjes ai është kapur nga zv/drejtori i policisë Arben Hyseni, i cili ka komunikuar me sallën  operative për të dërguar forca policie për shkak të precipitimit të situatës. Shtetasi Anesti Misha i është shkëputur nga duart dhe është larguar ndonëse është ndjekur nga zv/drejtori i policisë dhe polici rrugor Luan Xhaja.”,  tregon Avokati I Popullit, rrethanat e ngjarjes dërguar në letër zyrtare Prokurorisë Korçë.

Për këtë Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale ndaj Robert Memellit dhe Arben Hysenit.

“Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”,në ngarkim të punonjësit të Komisariatit të Policisë, Robert Memelli, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal dhe ndaj zv/drejtorit të Policisë Arben Hyseni, për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjëndjen e paligjshme”, parashikuar nga nenet 250 dhe 251 të Kodit Penal.’’, shkruhet në letrën dërguar kreut të akuzës në Korçë Alket Mersinit, si dhe për dijeni të Adriatik Llallës. Gjatë mëngjesit të sotëm Arben Hyseni u pezullua edhe nga detyra në polici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’deklaruan pasurinë/ Gjobiten Kumbaro, Doshi, Bushi dhe 3 gjyqtarë e 5 ambasadorë
Përmbytje edhe në Veri, nga Fierza, Komani dhe Vau i Dejës »
Article Logic
Execution time: 0.013175964355469
array(1) { ["section"]=> string(76) "avokati-i-popullit-arben-hyseni-shpulla-tomi-mishes-brenda-komisariatit-4316" }