Avokati i Prengës: Ja e vërteta. Prenga ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje, s’shkoi në komisariat

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 06-09-2015 Avokati i Prengës: Ja e vërteta. Prenga ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje, s’shkoi në komisariat

Baftjar Rusi, avokati I deputetit Armando Prenga, ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas klientit të tij. Ai thotë se Armando Prenga vetëm ka qelluar njëherë në ajër, kur I kanë prerë rrugën 2 djem të rinj 18-vjeçar dhe më pas disa anëtarë të fisit Cali që erdhën me benz gri C klas, por nuk ka qëlluar vetë kundër Calit.

Provat nuk i kanë bërë përshtypje prokurorisë dhe policisë së shtetit. Qoftë me qytetarë të thjeshtë dhe jo më deputetit. Eshtë e vërtetë se ka qenë duke parë ndeshjen Danimarkë Shqipëri në Lagunën e Patokut, ku vëllai i tij ka fituar të drejtën e shfrytëzimin e lejes për lagunën e Patokut në bazë të ligjeve në fuqi.

Pasi ka përfunduar ndeshjen aty ka parë dy fëmijë të vegjël dhe i ka thënë se çfarë ndodhte aty. Njëri nga djemtë paska qenë djali i Gjok Calit. Në vendin e parë ka qenë Gjon Preni dhe prapa në makinë ka qenë Skura dhe dy shokë të tij dhe shtetasi Gazmir Lushi. Pasi kanë përshkruar pesë kilometër një benc gri C klas ka ecur me shpejtësi dhe ka zënë rrgën. Aty ka dalë një njeri me thikë në dorë dhe i ka thënë zbrit nga makina. Deputeti duke parë se ishte i kërcënuar si rrezik serioz për jetën sepse thika është armë e ftohtë. Në këtë rast duke qenë përpara tentativës se po i binin xhamit me forcë dhe se rruga ishte e bllokuar, ka nxjerrë pistoletën me leje, beretë dhe në momentin që hap derën ka qëlluar në ajër dhe ma merr mendja se kushdo e ka parë se raste të kësaj natyre janë trajtuar se kur rrezikohet, nuk përgjigjet para rasteve. Ky person është larguar dhe ka hedhur thikën.

Asnjë nga këto persona, Zgura, Vladimir Lushi është pyetur sepse është plagosur, dhe as Luigj Zgura, Gjon Preni nuk janë pyetur të paktën që veprimi i parë është marrja në pyetje e deputetit. Deputeti i ndodhur përpara një fyerje të rëndë, duke e njohur Gjok Cala dhe shkon në lokalin e tij. Gjoka nuk ishte. Prej aty shkon në qendër të Kurbinit. Duke qenë se ishte pistoletë e marrë në janar ia ka dhënë më pas bashkëshortes për të mos e marrë me vete. Dhe më pas i ka thënë të vëllait që të shkonte të denonconte në Komisariat. Në lokal ka qenë edhe një drejtor shkolle. Ka kaluar 10 minuta në lokal dhe ka dëgjuar lëvizje të mëdha njerëzish. Komisariati me lokalin është 500 metër larg.

Dhe ka mësuar se ka ndodhur një përleshje dhe gjakosje njerëzish në komisariat. Ngjarje të ndodhura në oborrin e komisariatit, dhe ka shkuar e ka parë. Si është e mundur në polici në orën 12.30 nga njëra anë merret Gjok Cali, dhe përmendet Gjon Cali. Dhe nuk e thotë asnjë nga policët e komisariatit se Armando Prenga ka qëlluar me armë zjarri.

Pse nuk doli një polic të thotë se deputeti ka qëlluar. Ky po të ishte për të përdorur armën do ta përdorte kur e kishte nevojë. Gjok Cali, me thikë, ka shkuar në komisariat. Dhe nipi i tyre, Gjergj Cali me thikë. Gjithë familja shkon në komisariat për të bërë denoncim. Pse u lejuan këta persona me armë të shkonin në polici me armë të ftohtë?

Si është e mundur që ka plagosje nga të dy palët? Dhe askush nuk e thotë që aty është parë vetëm pasi ka pasur përleshje sepse kishte dalë gjithë Laçi në shesh?

Kur ndodh një vepër penale, pasi pritet procesverbali I arrestit në flagrancë, dhe kur shohin që arma është me leje, e kanë akuzuar për të. Dhe duke parë se kishte një pistoletë me leje, nxorrën një tjetër armë.

Relacioni nuk shoqërohet me asnjë provë. Ku janë provat. Pse duhet të mbahej në burg ky person dhe të vijë me hekra në duar këtu? Ku është rrezikshmëria shoqërore e një deputeti? Pse duhet të ndërmerren masat ekstreme. Pse ia lejon ligji armën deputetit apo biznesmenit? Ligji për Armën që kur ka lindur, e detyron personin që e mban se nëse I rrezikohet jeta, e përdor për të mbrojtur jetën e vet. Pse nuk qëlloi vetë Armando Prenga por coi vëllain për të denoncuar?

Nëse jemi një vend demokratik, për hetim të drejtë, hetim ligjor dhe shtetin e së drejtës. Ne duhet të tregojmë rolin tonë si shtet që të japim mesazhe për publikun dhe për garancitë që I afrojmë qytetarëve” tha avokati Baftjar Rusi përpara Këshillit të Madateve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria në Kuvend: Armando Prenga ka qëlluar me armë para komisariatit, por jo atë me leje
Armando Prenga: Po të ishte për ta vrarë Gjok Calin, e kisha vrarë që në rrugë, por jam i përgjegjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.012709140777588
array(1) { ["section"]=> string(101) "avokati-i-prenges-ja-e-verteta-prenga-ka-qelluar-ne-ajer-per-vetembrojtje-s-shkoi-ne-komisariat-20120" }