Avokati i Tahirit: S’ka fakte të reja, ja si i është hequr pasaporta ish-ministrit

Publikuar tek: politike, më 22:31 12-12-2017 Avokati i Tahirit: S’ka fakte të reja, ja si i është hequr pasaporta ish-ministrit

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Opinion” ku po diskutohet heqja e pasaportës së ish-ministrit, ka treguar disa detaje për këtë çështje.

Sipas Haxhiaj, në çështjen Tahiri nuk ka asnjë fakt të ri përveç Orest Sotës, dhe e vetmja lidhje sipas avokatit është gjetja e patentave në makinën e tij.

Nga ana tjetër ai ka treguar se kërkesa e prokurorisë për heqjen e pasaportës është bërë më datë 6 dhjetor, ndërsa vendimi është marrë në datën 9. Sipas avokatit, vendimi i prokurorisë është marrë pa prezencën e palës së akuzuar (që në këtë rast është Tahiri), ndërsa pritet që pas 5 ditësh ish-ministri ti drejtohet prokurorisë për të dëgjuar vendimin, si edhe për të paraqitur kushtet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi takim me shoqatën "Vatra" në SHBA: Të forcohen lidhjet me diasporën
Më pak të vrarë, habit gazetari: Sepse grupet mafioze kanë bërë marrëveshje »
Article Logic
Execution time: 0.010840177536011
array(1) { ["section"]=> string(87) "avokati-i-tahirit-s-ka-fakte-te-reja-ja-si-i-eshte-hequr-pasaporta-ish-ministrit-102864" }