Avokati i presidentit Trump, Rudi Giuliani, është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të një incidenti që i ndodhi gjatë një seance ku u diskutua për dyshimet rreth manipulimeve në zgjedhje në Michigan.
Giuliani u duk se lejoi daljen e gazrave të paktën dy herë gjatë dëgjimit gati pesë orësh. Ai ishte në mes të një debati të nxehtë me republikanin Darrin Camilleri, i cili u përball me Giuliani për artikullin e Neë York Times duke pretenduar se ai loboi Trump për një falje paraprake.
Në ato moment u dëgjuan edhe gazrat e para dhe rreth 90 sekonda më vonë mikrofoni kapi të njëjtin tingull të ngjashëm, shkruan Daily Mail.
Këshilltarja ligjore e Trump, Jenna Ellis ishte ulur afër tij dhe bëri një mimikë që tregonte se ishte gati për të qeshur.
Pasi videoja u shpërnda në rrjetet sociale, komentuesit dhe njerëz të ndryshme nisën talljet.